Sat, Dec 28, 2024

Me lot në sy, Enada pranon se ende ka ndjenja për Gerdin

  • PublishedDecember 27, 2024

Martesa shumëvjeçare e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos përfundoi pak kohë më parë. Një lajm ky që asokohe bëri bujë kudo nëpër rrjet. Prej çiftit nuk kishim asnjë reagim, deri në intervistën e fundit të zhvilluar nga Enada Hoxha.

Kjo e fundit me lot në sy, ka pranuar se ende ka ndjenja për ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka një djalë, por në asnjë moment s’do e mohonte diçka të tillë pasi në rrallë të parë do të gënjente veten e më pas të gjithë personat që e njohin atë.

“Unë nuk mund të them që jam e çliruar totalisht nga ndjenja. Do gënjeja veten dhe të gjithë ata që më njohin. Nuk është e lehtë për mua… Brenda meje ka ndjenja, ka por siç e thash tashmë duhet të respektoj veten më shumë se kurrë! Sido që të shkojë jeta ime unë jam e lumtur për atë çfarë kam përjetuar, për vërtetësinë e gjithçkaje që unë kam dhënë, për gjithë jetën që kam jetuar…”