Sat, Dec 28, 2024

Rrjeti ‘zien’ me komente për sjelljen e tij, ç’po ndodh me Instagramin e Xumit?

  • PublishedDecember 27, 2024

Në Instagramin e Xumi Allushit është shfaqur një mesazh falenderues për ndjekësit dhe për mbështetjen e vazhdueshme që po bëjnë ndaj banorit të “BBVA”. Postimi bëhet nga të afërmit, pasi konkurrentët brenda shtëpisë nuk kanë akses në rrjete sociale.

Në story shkruhet: “Dashuri pa fund për ju. Faleminderit për suportin e vazhdueshëm. Xumi ju do. Zoti qoftë me ju.”

Megjithatë, në rrjetet sociale, Xumi është përballur me komente jo shumë të mira. Sjelljet dhe deklaratat e tij brenda shtëpisë janë bërë shpesh temë diskutimi, duke ndarë publikun mes kritikëve dhe përkrahësve.