Sat, Dec 28, 2024

Takimi virtual dhe emocionues me Parashqevi Simakun, flet Pirro Çako

  • PublishedDecember 27, 2024

Kompozitori dhe këngëtari Pirro Çako ka ndarë emocionet e tij të forta nga takimi virtual me këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku, gjatë një intervistë në emisionin “Wake Up”. Çako tregoi se ishte i përlotur kur mori lajmin se do të fliste me video-call me një nga ikonat e muzikës shqiptare.

Ai u shpreh se momenti ishte krejt i papritur për të dhe se nuk e kishte pritur kurrë të kishte një bisedë të drejtpërdrejtë me Parashqevi Simakun.

Aty ka shumë dashuri sepse ka sinqeritet. Unë nuk e dija që po filmohej ngjarja. Kam qenë e emocionuar, ka qenë një bisedë e gjatë. Mua më ra një telefon dhe më dhanë Parashqevinë. M’u mbushën sytë me lot.

Ajo, vetëm me sa kuptova, kishte humbur informimin me atë që ka ndodhur në realitetin e Shqipërisë. Ajo e kishte humbur këtë gjë. Memorien e kishte shumë të mirë. Më dha detajet e takimit që ka pasur me mua”,

– tha Çako, duke theksuar respektin dhe admirimin e tij të madh për karrierën dhe kontributin e këngëtares në muzikën shqiptare.

Ky takim virtual ka qenë një emocion i veçantë për të dyja figurat e njohura të muzikës, që kanë ndarë gjithmonë një lidhje të thellë me artin dhe pasionin për muzikën.