Trafikonte emigrantët shqiptarë drejt Britanisë së Madhe dhe Irlandës, lirohet nga qelia Arben Rushiti
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lehtësuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi, për trafikantin e emigrantëve, Arben Rushiti.
Arsyeja e këtij lirimi vjen për shkakun të kalimit te kohëzgjatjes maksimale te afateve te masës se sigurimit.
Kujtojmë, se Arben Rushiti trafikonte emigrantët shqiptarë drejt Britanisë së Madhe dhe Irlandës.
Gjatë muajit qershor të këtij viti, Policia arrestoi 26 persona, nga 31 që ishin nën hetim, në kuadër të një operacioni të urdhëruar nga SPAK, kundër një grupi kriminal, që përmes dokumenteve të falsifikuara, përfshi edhe vizat, siguronte kalimin e personave të ndryshëm drejt Britanisë së Madhe dhe Kanadasë.
Hetimet u zhvilluan në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle dhe ato të Kosovës, ndërsa nën hetim ishin 31 persona, si organizatorë apo pjesëtarë të grupit kriminal.
Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN, sasi lëndësh narkotike e dokumenta të tjera me rëndësi për hetimin.
Emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Nomada”.
- Bashkim Sula
- Njazi Ademaj
- Fitim Rama
- Ylli Brahimaj
- Gridi Elezi
- Rrezart Domi
- Osman Luca
- Artur Mici
- Arsen Caka
- Adrian Mema
- Maksim Domi
- Jugert Gashi
- Emiljan Marashi
- Roland Islamaj
- Behar Rexha
- Deila Qama
- Arnold Shahu
- Ylli Çaushaj
- Eriola Spaho
- Murat Gjuniku
- Bardhyl Imeri
- Bajram Xhaja
- Fatmir Stankova
- Arben Rushiti
- Leonardo Lama
- Xhelil Alla