“E meritonte Vinicius”, C.Ronaldo godet “Topin e Artë”: Ishte padrejtësi
C.Ronaldo ishte një nga protagonistët kryesorë të mbrëmjes gala të zhvilluar në Dubai, me legjendën portugeze që fitoi tre trofe në Globe Soccer Awards, çmimin e karrierës, atë të golashënuesit më të mirë të gjithë kohërave dhe futbollistin më të mirë në Azi. Përtej trofe, ajo që bëri më shumë zhurmë ishte deklarata e Ronaldo-s në lidhje me fituesit e “Topit të Artë”, pasi në sytë e portugezit aty u bë një padrejtësi pasi atë trofe nuk e meritonte Rodri, ose më saktë, e meritonte më shumë Vinicius jr:
“Vinicius e meritonte Topin e Artë, ishte një vendim i padrejtë në këndvështrimin tim. E meritonte edhe Rodri, por besoj se këtë vit më shumë nga të gjithë e meritonte Vinicius për atë gol në finalen e Champions League. Për këtë arsye më pëlqen shumë Globe Soccer Awards pasi i jep çmimet në mënyrë të ekuilibruar”, u shpreh Ronaldo.
Në fjalën e tij, Ronaldo u ndje u vlerësuar për të tre trofetë e fituar në këtë mbrëmje, ndërsa shtoi se ndihet ende në formë pavarësisht se po mbush 40 vjeç. Ronaldo as që ka ndërmend të ndalet pasi përsakohë e ndjen veten në formë do të vijojë të luajë futboll.
()