Fituan Fest63 dhe do na përfaqësojnë në Eurovision, si lindi “Shkodra Elektronike”? Rrëfen këngëtarja: E zbulova Kolën në YouTube! I dërgova mesazh dhe…
Fituesit e Festivalit të 63-të të Këngës, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë me “Zjerm” në Eurovision 2025, kanë rrëfyer se si lindi “Shkodra Elektronike”.
Të ftuar në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, Beatriçe tha se ishte pikërisht ajo që zbuloi Kolë Lacan, pasi dëgjoi këngë të tij në YouTube dhe më pas i dërgoi mesazh në Facebook.
Sakaq, Kolë i propozoi më pas që ajo të bëhej pjesë e projektit e tij, duke sjellë kështu në jetë dhe “Shkodra Elektronike”.
“I dërgova mesazh në Facebook dhe u bëmë miq aty. Unë nxirrja video duke kënduar me grupet e mia dhe Kola më bëri propozim për të bërë një projekt të ri, e lindi “Shkodra Elektronike”,”– tha ajo.
Nga ana tjetër, Kolë Lala deklaroi se nuk e priste të ishin fituesin e Festivalit të Këngës.
Pjesë nga intervista:
Kolë Laca: Unë kam shkuar 20-vjeç në Itali, deri në 20-vjeç e kam zhvilluar brumin tim në Shkodër. Më pas në Itali, jam edhe italian. Jam 52-vjeç
Beatriçe Gjergji: Unë kam qenë 6-vjeçe, jam rritur në Itali. Nuk kam bërë shkollë në Shqipëri, flas vetëm shkodrançen. E kam të vështirë gjuhën letrare.
Edi Rama: Bashkë nuk jeni njohur kur ti ishe 6-vjeç?
Beatriçe Gjergji: Jo, absolutisht. E kam zbuluar në internet Kolën, në YT.
Edi Rama: Si u zbuluat në realitet?
Beatriçe Gjergji: I dërgova mesazh në Facebook dhe u bëmë miq aty. Unë nxirrja video duke kënduar me grupet e mia dhe Kola më bëri propozim për të bërë një projekt të ri, e lindi “Shkodra Elektronike”.
Edi Rama: Çfarë është “Shkodra Elektronike” tamam?
Kolë Laca: Fillimisht kemi filluar me këngë shkodrane me instrumente elektronike. Unë e kam pas bërë me një këngëtare italiane, aty më zbuloi edhe Beatriçe.
Beatriçe Gjergji: Kam pas një grup me djem e vajza italianë, kemi propozuar një këngë shkodrane, sepse muzikën shkodrane në shtëpinë time e këndojnë gjithë kohës, ndonjëherë jam munduar ta harroj, por s’kam mundur. Në YT gjeta Kolën dhe më pëlqeu, s’më kishte ndodhur të gjeja një shkodran që kishte qejf muzikën alternative. Gjeta Kolën dhe i dërgova sms “faleminderit shumë për këtë që po bën”, pastaj u bëmë miq.
Edi Rama: Sa kohë keni që bashkëpunoni
Kolë Laca: Që në 2019. Fillova të vendos në jetë këtë projekt që e kisha menduar prej disa vitesh. Kur erdhi pandemia, u ndërpre, e më pas mbaroi pandemia e filluan koncertet punën e turnistit e lashë, pasi kishte filluar Shkodra Elektronike të funksiononte.
Edi Rama: Hera e parë që merrni pjesën në Festival
Keni pas shkruar një këngë para 2-3 vitesh, fitoi vendin e tretë. Është hera e parë që garojmë.
Kolë Laca: Është hera e parë që e dëgjoj festivalin
Edi Rama: E prisnit këtë sukses
Kolë Laca: Jo fare, keni vendosur të shkruajmë këngën për Festivalin. Kemi një album gati, por nuk ka këngë që mund të paraqitet për festival. Është pak alternative, por nuk respekton as rregullat. Beatriçe respektonte rregullat e Festivalit dhe shkoi këtë këngë.
Donim që njerëzit të na njihnin më tepër që kur të nxjerrim albumin të kishim më shumë fansa se sa kishim.
Edi Rama: Sa e ndjetë që po i afroheshit një suksesi? Nga reagimet
Beatriçe Gjergji: Unë kam parë reagimet për të gjithë, unë se kam ndjerë diferencën. Nuk e kam menduar se do ishim më të pëlqyer
Kolë Laca: Kur u publikua këngë, ishte e dyta më e dëgjuar. Elvanës ishte e para. Mendova se do jetë këngë që mbetet. Më pas je i fokusuar tek provat. Nuk mendon se çfarë ndodh më, por duhet të jesh i përqëndruar. Nuk e pritëm që do bënim kaq shumë view
Edi Rama: Kur dëgjuat që jeni fitues? U ndjetë njësoj?
Kolë Laca: Të gënjejmë të themi njësoj
Edi Rama: Sa këngë keni në repertor?
Beatriçe Gjergji: Kemi pak, 6 këngë.
Kolë Laca: Albumi ka 8 këngë, por zgjat 1 orë sepse janë të gjitha të gjata