Sun, Dec 29, 2024

Harmonia te Interi, Calhanoglu: Asllani duhet të jetë pasuesi im, ka shumë kualitet

  • PublishedDecember 28, 2024

Harmonia në shtëpinë e Interit është një nga pikat më të forta të kampionëve të Italisë.

Marrëdhënia mes Kristjan Asllanit dhe Hakan Calhanoglu është mjaft e mirë, çka e ka pranuar vetë mesfushori turk, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Ai duhet që të jetë pasuesi im. Për mua është si një vëlla i vogël. Po mundohem ta ndihmoj dhe ai më dëgjon shumë. Ai ka shumë kualitet, por njëkohësisht është i vetedijshëm se duhet që të përmirësohet ende. Ne jemi lojtar të Interit dhe si të tillë gjithmonë duhet që të tregojmë diçka. Ai po mëson dhe ne jemi gjithmonë të gatshëm që ta ndihmojmë. Jam i bindur se pas meje ai do të ketë një rol më të rëndësishëm”, tregon Çalha.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net