Sun, Dec 29, 2024

Martini me dy seanca në ditë, “shtrydh” Teutën në ditët e pauzës së kampionatit

  • PublishedDecember 28, 2024

Pasditen e djeshme Teuta ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore për ditën e premte. Stërvitja e dytë e ditës më shumë ka pasur si fokus lojën me top, ndërsa trajneri Martini është fokusuar edhe te taktika. Grupi ka qenë thuajse i plotë, ku s’ka pasur mungesa.

Skuadra bregdetare po vazhdon fazën përgatitore në qytetin e Durrës prej 3 ditësh. Trajneri Edi Martini edhe ditën e djeshme kishte planifikuar 2 seanca stërvitore. Në prolog të stërvitjes, trajneri u foli futbollistëve për programin stërvitor. Ai insistoi se Teuta ka një grup kompetitiv dhe me pak më tepër impenjim mund të arrijnë gjëra të mëdha në këtë fushatë. Ekipi u stërvit normalisht dhe i gjithë grupi është në gjendje optimale.

Stafi teknik do të ketë një detyrë të vështirë për të mbajtur ekipin në tonus, ndërsa prej ditësh kanë nisur përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit. Ekipi po punon fort në disa aspekte, duke nisur nga ana tekniko-taktike dhe disiplina, deri te përgatitjet fizike. Tekniku Martini ka parë të arsyeshme të zhvillojë dy seanca stërvitore në ditë, paradite dhe pasdite, me qëllim që skuadra të marrë ngarkesën e nevojshme.

Ajo çka është më kryesorja lidhet me faktin që të gjithë futbollistët janë të angazhuar për të kryer me korrektësi të gjithë planin stërvitor. Përgjatë dy-tri ditëve punë të stafit teknik, skuadra është “shtrydhur” nga një punë me intensitet të lartë. Numri një i pankinës durrsake është shumë kërkues, së pari ndaj vetes dhe më pas lojtarëve, duke kërkuar seriozitet dhe impenjim maksimal në seancat stërvitore.

Deri më tani skuadra ka punuar në disa drejtime, duke i kushtuar rëndësi të veçanti sezonit të ri. Edhe në radhët e lojtarëve mbizotëron një atmosferë pozitive, ku të gjithë besojnë se ne pjesën e dytë të sezonit do të bëjnë një paraqitje dinjitoze dhe do të sigurojnë suksese, që në sezonin e fundit i munguan Teutës.

Sipas asaj që shihet, është se skuadra është e impenjuar maksimalisht, duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë. Momentalisht nuk ka asnjë lëvizje në dalje apo hyrje, Teuta kanë nevojë për përforcime. Drejtuesit po shohin tregun vendas dhe atë të rajonit, për të gjetur lojtarët e duhur dhe që mund të përshtaten sa më shpejt, pasi koha në dispozicion është e vogël. Teuta ka piketuar të paktën dy-tre përforcime në merkaton e janarit, si mundësinë më të mirë për të vijuar luftën për mbijetesë në Kategorinë Superiore.


AlbaniaWeb.net