Mesfushori i Barcelonës drejt Arabisë Saudite? Agjenti shuan thashethemet
Kohëve të fundit janë shtuar zërat për një transferim të mundshëm të De Jong në Arabinë Saudite. Agjenti i mesfushorit të Barcelonës, Ali Dursun, ka mohuar thashethemet, në një intervistë të dhënë për De Telegraaf.
“Bisedimet me Arabinë Saudite? Totalisht e pakuptueshme. Kjo i pengon ambiciet e vërteta të Frenkie. Ai dëshiron vetëm një gjë: të jetë i gatshëm dhe të shkëlqejë më shumë tek klubi që e do dhe ku ndihet si në shtëpi. Kush e di, ndoshta ne do të qëndrojmë të lidhur për më gjatë”- tha agjenti. De Jong është pjesë e kësaj skuadre që nga viti 2018, periudhë në të cilën u transferua nga Ajax.
(J.S/)