Paraqitje pozitive në Kupën e Botës për Ski, Lara Colturi renditet e 11-ta në Austri
Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi bën një paraqitje pozitive, në ditën e parë të garimit në Semmering të Austrisë në Kupën e Botës të skive alpine.
Colturi, falë përformancës së mirë, u pozicionua në vendin e 11-të në Giant Slalom. Pavarësisht ulje-ngritjeve gjatë garës, 18-vjeçarja ia doli që të sigurojë një vend mes më të mirëve.
Në zbritjen e parë, Colturi u rendit në vendin e tetë mes 69 garueseve, duke regjistruar kohën 1’03”34. Në zbritjen e dytë, ajo arrin kohën 1’01”94, por gjërat nuk shkojnë mirë në fund.
Vlen të theksojmë se gara e Sllalomit do të mbahet të dielën, në Semmering, sakaq cirkuiti i Kupës së Botës do të rifillojë më 4 dhe 5 janar 2025, në Kranjska Gora të Sllovenisë.
(J.S/)