Përformanca ndaj Cityt, trajneri i Everton “shpërblen” Brojën me një fanellë titullari ndaj Nottingham
Everton do të përballet me Nottingham Forest, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Sipas asaj që shkruajnë mediat, titullar në këtë takim do të jetë Armando Broja.
Përformanca e mirë e sulmuesit kuqezi në ndeshjen ndaj Cityt ka bindur trajnerin e Everton, Sean Dyche, që t’i japë atij një mundësi në këtë takim. Broja ka luajtur deri më tani me skuadrën e parë 3 ndeshje, pa mundur dot të shënojë apo të asistojë.
Kujtomë se futbollisti është i huazuar nga Chelsea. Broja shpreson që të jetë në formë, duke ndihmuar Evertonin në pjesën e mbetur të sezonit.
(J.S/)