VIDEO/ 3 pikë të arta në Sardegna, Inter fiton ndaj Cagliarit
Inter triumfon 0-3 ndaj Cagliarit, duke marrë 3 pikë të vyera në luftën për titull në Serie A.
Pjesa e parë rezultoi shumë komplekse për kampionët e Italisë. Zikaltërit patën disa raste të pastra shënimi, por edhe vendasit u shfaqën të rrezikshëm disa herë me anë të kundërsulmeve.
Pjesa e dytë nisi mirë për të besuarit e Inzaghit. Bastoni prishi ekuilibrat, me një gol të bukur me kokë, në minutën e 52-të. Pas marrjes së epërsisë, Interi shtoi edhe më shumë presionin, duke iu afruar golit të dytë. Cagliari pretendoi penallti në minutën e 65-të për pengesë të Sommer ndaj një kundërshtari, por nuk mendoi kështu arbitri.
Në të 70-tën, Lautaro realizoi gol, me argjentinasin që dërgoi me mjeshtëri topin pas shpinës së Scuffet. Në minutën e 78-të, Calhanoglu përktheu në gol një penallti, duke thelluar edhe më shumë shifrat.
Me këtë fitore, Inter është në krye të klasifikimit me 40 pikë. Cagliari është në vendin e 18-të me 14 pikë.
(J.S/)