Wed, Jan 1, 2025

Lavrov: Rusia e pakënaqur nga propozimet e Donald Trump për Ukrainën

  • PublishedDecember 29, 2024

Rusia nuk është e kënaqur me propozimet e ekipit të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në lidhje me Ukrainën, tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov në një intervistë me TASS të dielën (29/12).

“Ne nuk jemi të kënaqur me propozimet e bëra nga përfaqësuesit e ekipit të presidentit të zgjedhur për të shtyrë anëtarësimin e Ukrainës në NATO për 20 vjet dhe për të vendosur një ekip paqeruajtës të MB dhe forcave evropiane” në Ukrainë, theksoi kryediplomati rus.
Megjithatë, Lavrov vuri në dukje se Moska nuk ka marrë mesazhe zyrtare nga Shtetet e Bashkuara për zgjidhjen e Ukrainës në këtë kohë.

“Deri më tani e gjithë politika në të gjitha frontet përcaktohet nga presidenti aktual dhe administrata e tij dhe vetëm kjo e fundit është e autorizuar të punojë me Rusinë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Herë pas here, siç informohemi rregullisht, kjo ndodh, por nuk flitet për negociata për Ukrainën në kontakte të tilla”, tha ministri i Jashtëm rus.