Wed, Jan 1, 2025

Lazio ndal “vrullin” e Atalantës, në Olimpico nuk ka fitues, Gjimshiti lider-i i prapavijës

  • PublishedDecember 29, 2024

Atalanta ndalet pas 11 fitoreve radhazi në Serie A dhe kjo falë Lazios, me bardhekaltrit që i’a komplikuan ndjeshëm sfidën të besuarëve të Gasperinit, që madje rrezikuan deri në fund ta humbnin ndeshjen.

Sfida nisi më mire për vendasit, që kishin rastin e pare të pastër të ndeshjes kur goditën shtyllëm me anë të Guenduzi. Megjithatë do të vinte minuta e 27 për të pare edhe golin e pare të mbrëmjes, teksa ishte Rovella që dha një assist perfekt për Dele Bashiru, që vetëm për vetëm me portierin Carnesechi, gjeti rrjetën, për golin e avantazhit për vendasit.

Fraksioni i dytë i lojës foli për bergamaskët, që u hodhën në sulm për të gjetur golin e barazimit. Fillimisht provoi Lookman në minutën e 61, por diagonalja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e majtë të Provedel. Më pas sërish nigeriani, nuk shtyn dot topin drejt rrjetës në minutën e 75 vetëm fare pak centimetra nga porta e Provedel, me këtë të fundit që reagon në mënyrë perfekte. Por goli për miqtë do të vinte 3 minuta nga fundi I kohës së rregullt, kur Zaniolon në tentative për të goditur, dhuron një assist për Lookman, që serviri për Brescianinin, i cili me portën e zbrazët gjen golin e barazimit për zikaltrit.

Përfundimisht barazim 1-1, me Atalantën që ndal vrullin e fitoreve, por megjithatë duhet të jetë e kënaqur me pikën e marrë në Olimpico, për mënyrën se si shkuan gjërat.
Ndërkohë kapiteni i kombëtares tonë, Berat Gjimshiti u aktivizua përgjatë gjithë sfidës, duke zhvilluar një paraqitje tepër pozitive. Sipas site të mirënjohur të statistikave “Sofascore”, ai u vlerësua me notën 7.

Gjimshiti Nota
 


AlbaniaWeb.net