Wed, Jan 1, 2025

“Mos ka humbur bast”/ Çfarë ka ndodhur me Granit Xhakën?

  • PublishedDecember 29, 2024

Futbollisti i njohur Granit Xhaka ka shfrytëzuar pushimet e fundvitit për të qenë pranë familjes së tij, duke kaluar disa ditë me bashkëshorten, Leonita dhe dy vajzat në lokalitet malor. Por fotoja e fundit që ai ka postuar është bërë objekt diskutimesh.

Xhaka shfaqej me kokën e qethur thuajse në zero, me një model të pazakontë flokësh për të, aq më shumë në dimër me temperatura shumë të ulëta.

“Mos ke humbur bast, është e rrezikshme në këtë periudhë ai model flokësh”, shkruante një tifoz në komentet poshtë fotos.

Ndërkohë, kishte një tjetër i cili aludonte se Xhaka kishte bërë ndërhyrje kirurgjikale për transplantim flokësh. “A nuk e shihni se ka bërë transplant, shihni vijën e tij të flokëve”, shkruante tifozi tjetër, mes shumë momenteve që mori Xhaka për modelin e ri të flokëve.