“Pasuri që i përket gjithë botës”-Kryeministri Rama publikon pamjet: “K’cimi i Tropojës” të pret e përcjell në Aeroportin “Nënë Tereza”
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku priten dhe përcillen me atmosferën e traditës shqiptare, K’cimin e Tropojës.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të mirëseardhjes në tokën shqiptare që t’pret e t’përcjell me K’cimin e Tropojës, një pasuri që i përket gjithë botës tashmë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi Rama.
“K’cimi i Tropojës” është futur edhe zyrtarisht në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO në fillim të këtij muaji.