Wed, Jan 1, 2025

Shifra marramendëse që u pagua Beyonce për performancën 13-minutëshe

  • PublishedDecember 29, 2024

Më 25 dhjetor, gjatë lojës së NFL-së mes Baltimore Ravens dhe Houston Texans, Beyoncé dha një shfaqje të paharrueshme muzikore që tërhoqi vëmendjen e miliona shikuesve globalë, përfshirë transmetimin në Netflix. Performanca e saj në stadiumin NRG të Houston, vendlindjen e saj, ishte pjesë e një shfaqje të madhe që zgjati rreth 13 minuta, ku ajo u shoqërua nga Shaboozey, Post Malone dhe vajza e saj, Blue Ivy.

Sipas raportimeve nga Daily Mail, Beyoncé ka fituar rreth 20 milionë dollarë për këtë performancë, që përfshin si honorarin për shfaqjen, ashtu edhe për marrëveshjet e mediave sociale gjatë transmetimit të lojës. Kjo shumë mund të jetë pjesë e një kontrate më të gjerë që ajo ka lidhur me Netflix, e cila përbëhet nga tri pjesë. Pjesa e parë e marrëveshjes ishte dokumentari i vitit 2019 për performancën e saj në Coachella, për të cilin ajo gjithashtu fitoi 20 milionë dollarë. Pjesa e dytë ishte performanca gjatë pushimit të lojës NFL, ndërsa pjesa e tretë, e cila ende nuk është publikuar, mund të vlerësohet gjithashtu në rreth 20 milionë dollarë.

Ky ishte momenti i parë kur Beyoncé performoi pas akuzave që ranë mbi bashkëshortin e saj, Jay-Z, gjatë hetimeve për ngjarje të ndodhura në festat e Sean ‘Diddy’ Combs.