Thu, Jan 2, 2025

EKSKLUZIVE/ “Ju tregoj sekretin e Egnatias”, Tetova: Trofetë na kanë shtuar etjen, s’ka munguar dhurata e Presidentit (VIDEO)

  • PublishedDecember 30, 2024

Egnatia përmbylli  vitin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar Superkupën e Shqipërisë për herë të parë në histori. Rrogozhinasit “rrëmbyen” 3 trofe brenda një viti, duke u shndërruar në një ekip lider në Shqipëri.

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, në një intervistë për Sport News në News 24 preku shumë tema, duke filluar nga tripleta dhe objektivat dhe duke përfunduar te dhuratat për suksesin. Në një bisedë me Trevisa Tufën, Tetova foli edhe për mundësitë e përforcimet në merkato. Numri një i pankinës u shpreh se çelësi i suksesit është projekti serioz dhe harmonia.

 

 

Tre trofe në një vit të vetëm, e kishe imagjinuar Tetova? Çfarë do të thojnë për ju, për klubin?

Jam pyetur vazhdimisht sa i takon trofeve. Me fitimin e Kupës së Shqipërisë, normalisht që etja shtohet. Kemi bërë një punë të mirë si grup, duke sinkronizuar gjërat me administratën.

 Tetova në 2 vite keni fituar më shumë trofe se sa klube si Partizani etj, çfarë e bën ndryshe një ekip si Egnatia?

Ka qenë ky projekt shtysa kryesore. Presidenti Demrozi dhe të tjerët kanë qenë pro gjërave. Më kanë ndihmuar dhe mbështetur që të realizoj idetë e mia për futbollin.

 Në një vit të tillë, të mbushur me trofe, çfarë do veçonit, cili ka qenë momenti më i veçantë?

Final Four ka qenë moment i veccantë, pavarësisht maratonës që e mbyllëm në vend të parë. Final Four ishte risi për të gjithë, por ndeshja finale ishte emocion më vetë,

Morët ndonjë dhuratë ekstra, ndonjë premio të veçantë?

Personale nuk kam marrë akoma, por kur kam fituar kampionatin kam marrë  dhuratë një orë goxha të mirë.

Presidenti Demrozi theksoi se njihet si personi që bën dhurata të mëdha në janar, çfarë pret kjo merkato Tetova, për çfarë dhuratash bëhet fjalë?

E vështirë të flas për këtë, pasi ende nuk e kam grupin e konsoliduar. Ka shumë largime, ka patur lëvizje lojtarësh, sicc ka patur edhe prurje. Mendoj se më duhet ende, që t’i fus në rrjedhën e lojës.

Ku ka nevojë ekipi të përmirësohet Tetova, çfarë i keni kërkuar presidentit?

Mendoj se kemi mangesësi në përmirësimit e manovrës për të shkuar drejt portës. Finalizimi, është vetëm ccështje psikologjike. Vetëm kjo i mungon. Nuk kemi nevojë për shumë përforcime. Nëse do ketë largime, duhen zëvendësuar.

 A është Fernando një opsion, flitet për një rikthim…

Është opsion, por akoma nuk ka të zezë mbi të bardhë.

E shihni të vështirë mbrojtjen e titullit këtë sezon?

Nëse ekipi shkon në rrugën e duhur, mendoj se asgjë nuk është e vështirë. Kemi patur kurba gjatë këtyre dy fazave, por me punë do rregullojmë gjithccka.

 Kë shihni si rivalin kryesor Tetova?

Katërshja është aty, por janë shumë pikë në lojë. Duhet parë edhe merkato e ekipeve të tjera, për të parë se kush do jetë fiks rivali kryesor.

 Në fund, çfarë prisnin nga 2025?

Duhet vazhdimësi dhe të bëjmë më mirë se në 2024, të paktën në Europë.

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net