Konferenca e fundvitit në Kryeministri, Rama: Çelja e negociatave për anëtarësim në BE, fakt domethënës! Punonjësit e padenjë të administratës nuk e nderojmë flamurin tonë
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka mbajtur konferencën e fundvitit në Kryeministri, nga ku ai foli për ecurinë e vendit përgjatë vitit 2024.
Rama u shpreh se çelja e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është një fakt domethënës për të.
“Po e nis me faktin sipas meje më domethënës të vitit që po lemë pas, çeljen e negociatave për anëtarësim me BE. Praktikisht të dy grup kapitujve të rëndësishëm duke nisur me “Themeloret” dhe më pas marrëdhëniet me jashtë.”, tha ai.
Sakaq, Rama shtoi se “Një administratë që as përfaqësohet dhe as shpjegohet me rastet e atyre punonjësve të administratës për një arsye apo për një tjetër nuk e nderojnë administratën tonë, shtetin tonë, flamurin tonë dhe bëhen objekt qoftë i ekspozimeve të sjelljeve të veprimeve të tyre të padenja nga mediat, qoftë edhe i drejtësisë”
Edi Rama: Po e nis me faktin sipas meje më domethënës të vitit që po lemë pas, çeljen e negociatave për anëtarësim me BE. Praktikisht të dy grup kapitujve të rëndësishëm duke nisur me “Themeloret” dhe më pas marrëdhëniet me jashtë.
Është me rëndësi të theksoj këtu, që ky proces i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës, intensiteti dhe cilësia do të ishte i pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë e qindra punonjës të administratës nuk do të kishin bërë më parë punën e shkëlqyer me procesin screening në të gjithë Shqipërinë në të gjitha fushat.
Ecuria e screening, vlerësimet befasuese për mua personalisht të KE, të qeverive që ishin tipikisht përqafuesve të vendeve skeptike për performancën e skuadrës tonë kombëtare janë një motivim, janë një fakt domethënës për çfarë është bërë në gjithë këto vite dhe cila është administrata e republikës së Shqipërisë. Një administratë që as përfaqësohet dhe as shpjegohet me rastet e atyre punonjësve të administratës për një arsye apo për një tjetër nuk e nderojnë administratën tonë, shtetin tonë, flamurin tonë dhe bëhen objekt qoftë i ekspozimeve të sjelljeve të veprimeve të tyre të padenja nga mediat, qoftë edhe i drejtësisë.