Kontratë deri në qershor të vitit 2026, Milan zyrtarizon trajnerin e ri
Sergio Conseicao është zyrtarisht trajner i Milanit. Kuqezinjtë dhe tekniku portugez kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe do të bashkëpunojnë deri në qershor 2026.
Conseicao do të pasojë Fonsecën, i shkarkuar nga pankina e klubit të Serie A vetëm pak orë më parë. Tekniku do të debutojë në Superkupë, në ndeshjen e 3 janarit ndaj Juventusit.
50-vjeçari ka drejtuar për shumë vite Porton, ndërsa ka udhëhequr edhe ekipe si Braga apo Nantes. Për të, kjo është eksperienca e parë në Itali.
(J.S/)