Kush është Nesti Angoni që kallëzoi Erion Veliajn? Rama: Mos më shtyni në ngasje…
Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentojë me detaje hetimin që SPAK ka nisur ndaj Erion Veliajt, bazuar në një kallëzim të bërë nga një person me emrin Anesti Angoni.
Për këtë person, kryebashkiaku Veliaj tha se është një person anonim, ndërsa Rama preferoi të mos bënte asnjë koment, madje tha se asnjë përfaqësues i PS nuk ka të drejtë të komentojë.
Rama: Mos më shtyni në ngasje, nuk komentoj se më nxite të qeshurën me atë që të të them unë se kush mund të jetë ky Anesti, nuk komentoj të lutem. Ky rast është shumë specifik për shumë arsye, por unë nuk kam asnjë koment dhe deri tani nuk kam parë asnjë akuzë konkrete për persona konkretë. Unë personalisht nuk dua të bëj asnjë koment, natyrisht asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment. Do shikojmë procesin që sic po e ndiqni ju, jo vetëm me vëmendje por dhe me uri të madhe, ne pa uri por me vëmendje po e ndjekim me shumë kujdes.