Thu, Jan 2, 2025

Kushtetuesja legjitimon hetimet bazuar në ‘Sky ECC’, rrëzohet ankimi i Pëllumb Gjokës

  • PublishedDecember 30, 2024

I arrestuar në korrik 2023 si pjesë e një organizate kriminale, pasi iu gjetën komunikime në aplikacionin që e lidhin me një sërë veprash penale përfshi vrasjen biznesmeni , i shpallur nga qeveria si , i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i shpallë këto komunikime si të papërdorshme në gjyq.

Gjoka e ankimoi vendimin që e mban në burg në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar si të paligjshëm arrestimin e tij në bazë të provave të marra nga Sky ECC.

Ish-, , njëherazi avokat i Gjokës, mbron idenë se përdorimi i këtyre të dhënave si prova gjyqësore përbën një shkelje të të drejtave të njeriut dhe rregullave të privatësisë. “Çfarëdo që të gjesh aty, mund ta përdorësh për të dhëna të sigurisë kombëtare, por jo si prova gjyqësore,” tha Manjani në një intervistë të mëparshme për BIRN.

Por e mbledhur në seancë të hënën i rrëzoi njëzëri kërkesat e Gjokës. Në njoftim për shtyp gjykata bëri me dije shkurt vendimmarrjen. “Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenet 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi, njëzëri, rrëzimin e kërkesës”, thuhet në njoftim.

Përpos kërkesës së lidhur me masën e sigurimit dhe Sky ECC gjykata rrëzoi edhe pretendimet në lidhje me kushtetutshmërinë e disa pikave në ligjin që rregullon ngritjen e strukturave të posaçme kundër korrupsionit.

Vendimi i Kushtetueses në lidhje me përdorimin apo jo të komunikimeve të marra nga autoritetet franceze për mes Sky ECC në proces gjyqësorë nuk ndikon vetëm në rastin e Gjokës. Bazuar në të dhënat e marra nga BIRN falë zbërthimit të sistemit Sky ECC, SPAK ka goditur të paktën nëntë organizata të fuqishme kriminale dhe proceset e tyre po ashtu lidhen me këtë vendimmarrje. Një sërë figurash politike, përfshi dy ish-deputetë të shumicës dhe ish-drejtues të rëndësishëm të Policisë së Shtetit apo edhe gjyqtarë e prokurorë janë nën akuzë dhe të arrestuar pas hetimeve të nisura nga këto komunikime.

Në një intervistë për BIRN prokurori i SPAK, , tha se komunikimet në aplikacion e kishin ndihmuar prokurorinë të zbërthente shtrirjen e krimit të organizuar shqiptar në Europë dhe Amerikën Latine, po po ashtu i kishte “ndihmuar të kuptojmë edhe depërtimin e tyre në administratën publike, policinë, prokurorinë, si dhe në organet gjyqësore.

Sky ECC është një aplikacion i zhvilluar nga kompania kanadeze Sky Global. Ky aplikacion ofronte kriptim të avancuar dhe përdorej gjerësisht nga për aktivitete të paligjshme, si trafiku i drogës apo i armëve. Megjithatë, në mars të vitit 2021, autoritetet franceze, belge dhe holandeze arritën t’i deshifronin komunikimet. Prokurori Braho thotë se mes përdoruesve të Sky ECC ishin me mijëra shqiptarë, si në territorin shqiptar, ashtu edhe jashtë tij.