Laboratori i kokainës në Frakull, Apeli i GJKKO merr vendimin për Nikolin Gjolenën dhe 9 të pandehurit e tjerë! Ja me sa vite burg u dënuan
Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë ne fuqi vendimin e shkallës së parë për të akuzuarit, lidhur me episodën e gjetjes së drogës në Fakull të Fierit.
Togat e zeza cilësuan fajtorë Nikolin Gjolena, për të cilin vendosen 17 vite burg, por do të vuajë vetëm 11 vite e 4 muaj heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Viktor Cervanaku, u dënua me 15 vite, por do të vuajë 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Enxhi Ferhati u dënua me 12 vite, por do të vuajë 8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Klajdi Kodra u dënua me 17 vite, por do të vuajë 11 vite dhe 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Bledar Matoshi u dënua me 12 vite, por do të vuajë 8 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Denilson Çervanaku u dënua me 17 vite, por do të vuajë 11.4 vite me gjykim të shkurtuar.
Zenel Çervanaku u dënua me 14 vite, por do të vuajë 9.4 vite me gjykim te shkurtuar.
Redion Meshi u dënua me 14 vite, por do të vuajë 9.4 vite me gjykim te shkurtuar.
Julian Malaj u dënua me 3 vite, por do të vuajë 2 vite me gjykim te shkurtuar. Ai akuzohet për moskallëzim krimi, e raportohet se do të lirohet menjëherë.
Marildo Rona u dënua me 12 vite, por do të vuajë 8 me gjykim te shkurtuar.
ZBULIMI I KOKAINES
Më 24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezultoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.
Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh.
Lënda narkotike vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian.
Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh.