Rama njoftoi vizitën e Donald Trump në Shqipëri, reagon Berisha: Samitin e 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi vendin në NATO!
Pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama, se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të vizitojë Shqipërinë në kuadër të Samitit të NATO-s që do mbahet në Tiranë në vitin 2027, ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Berisha deklaroi se samiti i NATO-s nuk do të mbahet nga kryeministri Edi Rama, por nga vetë kryedemokrati.
“Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo”, u shpreh kreu i PD-së.
Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s
Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo.