Sun, Jan 5, 2025

Sara sulmon Gjestin dhe Xhenetën: Lidhje false për të qëndruar edhe në shtëpi

  • PublishedDecember 30, 2024

Banorët kanë diskutuar gjatë mbrëmjes së sotme në “Big Brother Vip Kosova”, raportin mes Gjestit dhe Xhenetës.

Një nga banorët që ka reaguar më ashpër ka qenë Sara, e cila nuk ka hezituar të shprehte mendimin e saj të fortë për marrëdhënien mes dyshes.

Ajo e ka cilësuar këtë lidhje si “komplet falso” dhe ka shprehur dyshimet e saj për motivet që mund të fshihen pas saj. Sipas Sarës, Xheneta po vepron në mënyrë jo të sinqertë dhe kjo marrëdhënie është thjesht një strategji për të qëndruar më gjatë në shtëpi.

Është një gjë komplet falso. E shoh mënyrën e Xhenetës si një mundësi për të qëndruar edhe një javë apo dy më shumë këtu”, tha Sara, duke theksuar se Xheneta po përdor këtë lidhje për të përfituar më shumë kohë në shtëpinë e Big Brother-it.