Sun, Jan 5, 2025

Paralajmëron Organizata Botërore Meteorologjike: I nxehtë rekord gjatë 2024-ës! Thirrja e Guterres: Të shmangim rrugën drejt katastrofës

  • PublishedJanuary 2, 2025

Ndryshimet klimatike kanë shkaktuar mot ekstrem dhe temperatura të nxehta rekord përgjatë vitit 2024, ka paralajmëruar Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (WMO) , me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së që i kërkon botës që të braktisë “rrugën drejt katastrofës”.

Screenshot_8

Sipas Stacionit Meteorologjik Botëror, emetimet e gazrave serrë arritën rekorde të reja.

“Ndryshimet klimatike po shpalosen para syve tanë pothuajse çdo ditë në formën e një frekuence dhe ndikimi në rritje të ngjarjeve ekstreme të motit,” vuri në dukje Sekretarja e Përgjithshme e WMO, Celeste Saulio.

“Këtë vit kemi qenë dëshmitarë të reshjeve rekord dhe përmbytjeve dhe humbjeve të tmerrshme të jetëve në shumë vende, gjë që ka shkatërruar komunitetet në të gjitha kontinentet”, shtoi ajo.

“Ciklonet tropikale kanë shkaktuar dëme të mëdha, humbje jetësh dhe probleme në ekonom, së fundi në territorin francez jashtë shtetit të Mayotte , në Oqeanin Indian,” tha sekretarja e WMO.

“Një nxehtësi ekstreme”, sipas të njëjtit burim, “përfshiu dhjetëra vende, me temperatura që i kalonin 50 gradë Celsius vazhdimisht. Zjarret në pyje shkaktuan dëme”.

“Dekada e nxehtësisë vdekjeprurëse”

Në mesazhin e tij për Vitin e Ri, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres foli për “një dekadë me nxehtësi vrasëse”, duke iu referuar temperaturave rekord të regjistruara gjatë kësaj periudhe.

“Ne duhet ta braktisim këtë rrugë drejt shkatërrimit dhe nuk kemi kohë për të humbur”, shtoi ai.

Përballë “kolapsit të klimës”, ai u bëri thirrje “vendeve të udhëheqin botën në një rrugë më të sigurt duke reduktuar ndjeshëm emetimet dhe duke mbështetur kalimin në një të ardhme të rinovueshme”.

Organizata Botërore Meteorologjike pritet të publikojë rekordin e saj të saktë të temperaturës globale për vitin 2024 në janar, të shoqëruar nga raporti i plotë mbi gjendjen e klimës globale në 2024 në mars.