Sun, Jan 5, 2025

Po fliste në telefon teksa ngiste Rolls-Royce, e pëson reperi Stormzy

  • PublishedJanuary 2, 2025

Autoritetet britanike i pezulluan patentën e drejtimit reperit Stormzy për 9 muaj pasi ai u dënua nga një gjykatë britanike se fliste në telefon ndërsa ngiste Rolls-Royce-in e tij në Londër në mars 2024.

Gjykatësi nuk e miratoi reperin, 31 vjeç, për drejtimin e automjetit “në mënyrë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”, përpara se të shpallte pezullimin e licencës dhe vendosjen e gjobës prej 2010 £ (2423 €).

Stormzy, ose Michael Ebenezer Owo Jr me emrin e tij të vërtetë, u arrestua më 7 mars në mesditë në Kensington.  Reperi britanik, i cili e kishte pranuar fajësinë, nuk ishte i pranishëm në seancë.

Stormzy u arrestua gjithashtu më 17 tetor 2023, këtë herë pas timonit të një Lamborghini Urus, xhamat e lyer të së cilës lejonin të kalonte vetëm 4% e dritës, shumë më pak se 70%.

Reperi ishte plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij dhe kërkoi falje, tha avokati i tij Peter Chemisky.