Sun, Jan 5, 2025

Sulmi izraelit në Rripin e Gazës/ Vriten 11 persona, mes viktimave kreu i policisë së Hamasit dhe 3 të mitur

  • PublishedJanuary 2, 2025

Njëmbëdhjetë persona u vranë gjatë një sulmi ajror izraelit në një zonë të Rripit të Gazës, pasi ushtria izraelite ishte e bindur se në atë zonë mes civilëve fshiheshin luftëtarët e Hamasit.

Screenshot 2025-01-02 185341

Mes të vrarëve, siç raporton BBC, është edhe kreu i policisë së kontrolluar nga Hamasi në Rripin e Gazës si edhe dhe zëvendës shefi i policisë së Hamasit.

Bëhet fjalë për Mahmoud Salah dhe Hussam Saëan , për të cilët Ministria e Brendshme e Hamasit deklaroi se “kanë kryer detyrën e tyre humanitare dhe kombëtare”.

Mes të vrarëve janë edhe 3 të mitur (vëllezër e motra 7, 11 dhe 13 vjeç) ndërsa dy ishin gra.

Sulmi i së mërkurës ndodhi në Khan Yikunis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Informacioni për sulmin që kishte për qëllim Shawan u konfirmua edhe nga ushtria izraelite.