“Babi është i paralizuar“/ Petro flet për jetën e tij: Mami ndërroi jetë
Një nga banorët më të rinj të këtij edicioni të “Big Brother VIP 4”, Petro, ka ndarë një kapitull të dhimbshëm nga jeta e tij private gjatë një bisede me Gertën. Gjatë rrëfimit, ai tregoi për humbjen e nënës së tij para pesë vitesh, e cila ndërroi jetë si pasojë e kancerit në pankreas, dhe për gjendjen e rënduar shëndetësore të babait të tij, i cili është i paralizuar.
“Kam vetëm motrën. Babai është në krevat, dhe mami ka ndërruar jetë. Janë bërë pesë vjet që iku,” tha Petro, duke rikujtuar dhimbjet dhe sfidat që e kanë shoqëruar që në fëmijëri.
Ai shtoi se një pjesë të madhe të fëmijërisë e ka kaluar në spitale, duke përballuar sfida të mëdha.
“Me çfarë më kanë parë sytë mua, këto këtu më duken si gjëra të vogla,” tha ai, duke e krahasuar përvojën e tij jashtë me jetën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP.”
Pas këtij rrëfimi, Gerta e mbështeti dhe e ngushëlloi Petron për vështirësitë e jetës, duke i kujtuar se qëndrimi në shtëpinë e “Big Brother” është një mundësi për të lënë pas dhimbjen dhe për t’u përqendruar në përvojën e re.