Laerti flet për karrierën e tij: Nuk duhet të bëhesh i njohur aq i vogël
Banorët kanë qenë duke diskutuar në lidhje me karrierën dhe nëse e ka tentuar ndonjëherë Laerti që të shkojë në Hollywood. Vetë aktori tregoi historinë e tij dhe u shpreh se të bëhesh i njohur në moshë të vogël është një barrë shumë e madhe.
Pjesë nga biseda:
Arsida: Laert ke tentuar ndonjëherë që të shkosh në Hollywood?
Laert: Jo.
Arsida: Nuk e ke parë asnjëherë veten?
Laert: Jo, kam pasur shumë frikë të shkoj në Amerikë.
Arsida: Pse?
Laert: Sepse mund të përfundoja keq. Ishte koha që pija unë shumë. Edhe kur fola me një mentore të madhe që kemi ne në teatër aty. Ajo është si Stella Adler edhe po ta shohësh kështu ajo ka nxjerrë shumë aktorë. Lë kokën ajo për mua. Ajo kishte thënë në një intervistë që Laerti është kafshë teatrale, skenike. I thashë kam menduar që të shkoj në Amerikë. Në asnjë mënyrë më tha. Unë e pyeta pse mos të iki ta provoj edhe njëherë unë. Pishman që nuk e provova. Do të vdesësh më tha mua dhe do të të gjejnë në ndonjë kanal. E pashë dhe i thashë që kështu mendoj edhe unë.
Arsida: Po pse do vdesësh? Nuk do ta përballoje dot jetën?
Laert: Pija shumë alkool.