Sun, Jan 5, 2025

Milani përmbys Juventusin dhe gjen Interin në finalen e Superkupës së Italisë. Konsesao debuton me fitore

  • PublishedJanuary 3, 2025

Milani triumfoi me përmbysje 1-2 në duelin gjysmëfinal të Superkupës së Italisë ndaj Juventusit, që përkoi edhe me debutimin e trajnerit të ri të kuqezinjve, Serxho Konsesao.

“Zonja e Vjetër” kaloi e para në avantazh me anë të Jilldiz, në minutën e 21-të. Pjesa e parë, përfundoi me rezultatin 1 me 0, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, milanistët përmbysën gjithçka në harkun kohor të 5 minutave.

Fillimisht ishte Pulisiç që shënoi me penallti në të 71-tën. Ndërkohë që autogoli i Gatit në minutën e 76-të, i dhuroi triumfin Milanit, që në finalen e Superkupës, që do të zhvillohet në datën 6 janar, do të përballet me Interin e Simone Inzagit.

Zikaltërit mbrëmjen e djeshme mposhtën Atalantën me shifrat 2 me 0.

()


AlbaniaWeb.net