Sun, Jan 5, 2025

Nuk i foli nëna e Gjestit, Xheneta bën deklaratën e “papritur”

  • PublishedJanuary 3, 2025

Xheneta ka përmendur mbrëmjen e sotme në Prine se familja e Gjestit nuk e përmendi, teksa ishin duke biseduar më këtë të fundit.

Ajo thotë se është prekur shumë nga veprimet e tyre.

“Unë atë natë nuk desha ta shprehi fare, më ka kuptuar Gresa dhe Xuxi. U preka shumë, për shkak se kuptova se qenkan ndikuar nga komentet negative. Çdo prind dhe çdo motër e vëllai preket kur e shohin të acaruar në atë mënyrë. Duke u bazuar në familjen time nuk besoj se e kishin bërë një gjë të tillë”, u shpreh Xheneta.