Parashqevi Simaku takohet me djalin pas shumë vitesh! Këngëtarja: Faleminderit Zot
Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku, është takuar me djalin e saj Luke, në apartamentin në të cilin është akomoduar pas rigjetjes së saj të pastrehë në rrugët e Nju Jorkut, në SHBA.
Ka qenë biznesmeni Elton Ilirjani që ka postuar fotot dhe disa video, ku këngëtarja shprehet mirënjohëse, ndërsa djali thotë se ndihet mirë që ka takuar të ëmën.
Parashqevi: Ai është nervoz! Faleminderit Zot, Zoti të bekoftë ty Elton
Luka: Ndihem mirë. E dua mamin