Danilo apo Ismajli? Konte kërkon të blindojë mbrojtjen
Napoli synon të përforcojë mbrojtjen gjatë merkatos së janarit dhe emri i parë në listë është ai i Danilos, që kërkon të largohet nga Juventusi.
Sipas “Sportmediaset”, nëse nuk arrihet tek braziliani atëherë e gjithë vëmendja e klubit napolitan do të spostohej te mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardian Ismajli.
Shqiptari po shkëlqen me fanellën e Empolit dhe klubi toskan do të ishte i gatshëm ta shiste për të përfituar një shumë të konsiderueshme në janar.
Është e sigurt se Antonio Konte ka nevojë për një tjetër mbrojtës për pjesën e dytë të sezonit, por mbetet për tu parë nëse do të jetë Danilo apo Ismajli ai që do të luajë për Napolin në vazhdim.
PANORAMASPORT.AL