Mon, Jan 6, 2025

Momenti prekës! Përse Drenusha nuk takoi mbrëmë fëmijët e saj?

  • PublishedJanuary 4, 2025

Banorja e BBVK-së, Drenusha ka bërë rrëfimin për jetën e saj në “Prime”. Para se të shfaqej klipi, ajo tregoi se këto ditë nuk ishte mirë.

Nuk jam mësuar të jem aq larg nga fëmijët për kaq kohë. Për shkak edhe situatave në shtëpi më ka kap një frikë se çka po ndodh jashtë. Mbrëmë pyetjet e publikut kanë qenë të çuditshme dhe me kanë frikësu. Pyetje e Vullnetit se mos Atilla do ta përdorë agresivitetin që ka treguar në lojë në gjyq”, tha ajo.

Pas kësaj për të erdhi surprizë shoqja e vetë nga Amerika të cilën nuk e kishte parë që 16 vite.
Ndërsa, surpriza tjetër ishte nëna e saj. Ajo i tha se Atilla nuk e ka lejuar që ti marrë fëmijët me vete.

Banu e fortë do ta kalosh edhe këtë. Unë e kam ba kërkesën në Qendrën Sociale, Atilla nuk ka leju nuk ka dashtë me i ekspozu”, tha nëna e saj.