Mon, Jan 6, 2025

Ndeshje e “çmendur” në Mestalla, Real “përmbys” Valencian dhe merr kreun, Ancelotti mbron Vinicius: Nuk ishte karton i kuq

  • PublishedJanuary 4, 2025

Real Madrid zhvillon një ndeshje të çmendur në Mestalla kundër Valencias, duke përmbysur shifrat në fundin e ndeshjes pavarësisht se të besuarit e Carlo Ançelotit, luajtën edhe me një futbollist më pak në fushë.

Ndeshja e zhvilluar për llogari të javës së 12 në La Liga mes Valencias dhe Real Madrid e shtyrë afro 2 muaj më parë për shkak të përmbytjeve që përfshin qytetin valencian, ishte më shumë se sa spektakolare.

Që në pjesën e parë u vu re dëshira e të dyja skuadrave për ta fituar takimin, teksa nuk munguan rastet e pastra në të dyja portat, mirëpo ishin vendasit që u treguan të saktë, teksa shfrytëzuan një aksion të shpejtë nga e djathta duke kaluar në avantazh me Hugo Duron në minutën e 27.

Fraksioni i dytë ishte edhe më emocionuesi, kur Real Madrid pati shanset për të barazuar, por fillimisht Bellingam gaboi nga penalltia duke goditur shtyllën, e 5 minuta më pas, Kylian Mbappe i’u anulua një gol nga VAR për një pozicion jashtë loje milimetrik. Gjërat duket se morën një goditje të rëndë dhe përfundimtare për “Los Blancos” 11 minuta nga fundi  aty ku nga VAR vihet re një godije e brazilianit Vinicius ndaj portierit të vendasve Dimitrevski. Gjyqtari kryesor pasi e risheh në monitor i drejton kartonin e kuq Vinciusit, duke rikonfirmuar se Mestalla për të mbetet një arrenë problematike, me tifozët e Valencias që nuk i kursyen vërshëllimat dhe ofendimet edhe gjatë kësaj ndeshje. Ancelotti gjithsesi i doli në mbrojtjes sulmuesit brazilian në fundin e ndeshjes, teksa theksoi se Vinivius nuk duhej të ndëshkohej me kartonin e kuq.

Kur u mendua se çdo gjë po shkonte drejt fitores së vendasve, nisi edhe drama për skuadrën e Valencias, pasi Real arrin të përmbys gjithçka. Fillimisht një aksion i bukur finalizohet nga kroati Luka Modriç që merr një asist të saktë nga Bellingham duke barazuar shifrat. Futbollistët e Valencias humbasi toruan teksa golin e avantazhit për madrilenët e gatuajnë vetë. Një gabim në prarpavijë, me një tentativë për një top të kthyer mbrapa tek portieri, shfrytëzohet nga Bellingham që vetëm për vetëm me Demitrevskin nuk fal, duke përmbysur shifrat në minutën e 5 të kohës shtesë. Në sekondat e fundit do të kishte sërish drithërima tek porta e Courtois, teksa vendasit dogasin shtyllën duke flirtuar me barazimin. Përfundon gjithçka 1-2, me 3 pikë shumë të rëndësishme për madrilenët, që marrin kreun e La Ligas me 43 pikë, ndërsa Valencia mbete në zonën e ftohtë me 12 pikë.


AlbaniaWeb.net