Mon, Jan 6, 2025

Ndeshje e “çmendur” në Portugali, tetë gola për barazimin 4-4 të Sporting Lisbonës

  • PublishedJanuary 4, 2025

Duel i çmendur mes Vitoria Guimaresh dhe Sportingut të Lisbonës që prodhoi plot 8 gola duke u mbyllur me shifrat 4-4. Protagonist absolut në këtë duel ishte sulmuesi suedez i Sportingut, Gyokeres, i cili arriti të shënonte plot 3 herë në minutat 2, 14 dhe 57, por vendasit e Guimaresh, nuk u dorëzuan duke përmbysur rezultatin në 4 me 3 deri në minutën e 85-të.

Ndërkohë për të shmangur disfatën e kryesuesve të Sporting Lisbonës mendoi Trinkao në minutën e 95-të.

Për sa i përket Gyokeres, falë kësaj triplete të shënuar, u ngjit në kuotën e 21 golave në kampionat, duke kryesuar i vetëm listën e golashënuesve.


AlbaniaWeb.net