Përdorimi i makinave në Shqipëri, jo çdo ditë/ Plan Kombëtar për kufizimin e përdorimit të mjeteve sipas targave! Ja strategjia që do të ndiqet
Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim publik Planin Kombëtar, që synon të afrojë vendin me politikat e Bashkimit Evropian për Energjinë dhe Klimën.
Në draft po ashtu thuhet se “përdorimi i makinave do të bëhet në disa ditë të javës dhe sipas targës së makinës”.
Po ashtu, ky plan parashikon rritjen e përdorimit të mjeteve elektrike në vitet në vijim.
Parashikohet gjithashtu që deri në vitin 2030, 10% e të gjithë flotës së automjeteve në vend të jetë elektrike. Për këtë arsye, qeveria ka vendosur si objektiv të planit kombëtar instalimin e stacioneve të karikimit për automjetet elektrike në pikat ekzistuese të aksesit përgjatë rrugëve kombëtare, pikave kufitare dhe zonave turistike, si dhe caktimin e detyrimeve ligjore ndaj operatorëve ekonomikë, psh. për parkimet publike ose garazhet publike për të qenë të pajisur me stacione për karikimin të automjeteve elektrike.