Zyrtare, Kukësi firmos me trajnerin e ri, kontratë për dy sezone e gjysmë
Kukësi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Verilindorët i kanë besuar stolin Alfred Allamanit, i cili ka firmosur një kontratë për dy sezone e gjysmë. Klubi ka bërë njoftimin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Postimi:
”Futboll Klub Kukësi njofton se Alfred Allamani është trajneri i ri i skuadrës sonë pasi ka firmosur kontratën për dy sezone e gjysmë.
Allamani e njeh mirë ambientin e klubit tonë, pasi sezonin e shkuar ishte edhe në rolin e zëvendës trajnerit.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje dhe suksese Allamanit në drejtimin e skuadrës”.