Fri, Jan 10, 2025

Magjia e Voskopojës në festat e fundvitit

  • PublishedJanuary 5, 2025

Voskopoja, qyteza në juglindje të vendit, për festat e fundvitit ishte mbushur plot me vizitorë dhe turistë.

Megjithëse banorët ishin përgatitur me kujdes, numri i lartë i të ardhurve i habiti edhe ata vetë.

i kishim mbushur me njoftime për festat që organizohen në lokale dhe hotele, por më shumë u gëzuam nga prania e vizitorëve të rinj në moshë, pasi Voskopojën e konsiderojnë zakonisht si një vendpushim për të moshuarit,” tha për BIRN , e cila menaxhon një dyqan suveniresh pranë qendrës.

Gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri vizitorët festuan sipas dëshirës në shtëpitë e banorëve apo në lokalet dhe hotelet e qytezës.

“Janë të paktën 15 lokale që kanë hapur dyert edhe për natën e ndërrimit të viteve,” shton Anita, duke numëruar me kujdes emrat e tyre.

Në lokalin që menaxhon , gjithçka është gati në orën 9.00, kur fillon festa. Një orkestër me një këngëtar shoqëron gjithë mbrëmjen, duke mbledhur në të njëjtën sallë turistë nga krahina të ndryshme të vendit.

“Ne në Voskopojë kemi hequr dorë nga muzika me DJ,” thotë Petrika, i bindur se orkestra krijon një atmosferë më të ngrohtë.

Engjëllushi ka ardhur për të festuar nga Durrësi së bashku me familjen dhe është i kënaqur që ka zgjedhur Voskopojën për pushime.

Ai kënaqet kur sheh 80 fotot e aktorëve shqiptarë që kanë zënë vend në muret e sallës së madhe të hotelit. Po ashtu, e ka gëzuar lajmi se së shpejti do të shtohen edhe fotot e shkrimtarëve dhe kineastëve shqiptarë.

Kisha e Shën Kollit, Voskopojë: Gezim Kabashi

Lokali ndodhet në periferi të qytezës, por një pjesë e pjesëmarrësve nga hotelet dhe bujtinat kanë ardhur në këmbë.

“Edhe një çift pushuesish që mbështeteshin në shkopinj druri preferuan të vijnë në këmbë,” shtoi Petrika Balliu, i cili nuk u ul asnjëherë, duke qenë gjithnjë në shërbim të njerëzve që festonin.

Qendra e Voskopojës për herë të parë këtë vit ishte ndriçuar si për festë, por sipas banorëve, do të kishte qenë mirë të kishte edhe muzikë në rrugët e ndriçuara.

Që prej 10 vjetësh, qyteza është kthyer në Njësi Administrative në Bashkinë e Korçës.

“Statusi i bashkisë do të na jepte më shumë mundësi për investime publike, si dhe për shtrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve,” tha Anita Zguri.

Sidoqoftë, voskopojarët nuk kanë qëndruar duarkryq. Në çdo kryqëzim rrugësh, këmbësorët gjejnë çezma publike nën harqet prej guri.

“Në behar, të gjithë kënaqen me ujin e freskët, ndërsa tani bëjmë kujdes që tubat të mos ngrijnë natën, kur temperaturat bien nën zero,” tha për BIRN Sterjo Zguri, të cilin e gjejmë duke sistemuar drutë e prera me kujdes deri në majë të magazinës.

Natën e Vitit të Ri, Sterjo u shqetësua kur ikën dritat. Megjithëse kishte dru, pushuesit mund të kishin mbetur pa ngrohje.

“Fatmirësisht, erdhi operatori i fshatit dhe e gjeti defektin në kabinën elektrike,” u shpreh Sterjo.

Në kishën e Shën Kollit, atë tha për BIRN se vizitorët nuk mungojnë as në fundvit, megjithëse afresket mbeten të papërfunduara.

“Dy vjet më parë, dërgoi një restaurues, por ai punoi vetëm për disa javë. Kisha e Shën Kollit është dhe ne nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në restaurim.”

Disa vizitorë u ankuan se guida e caktuar nga Drejtoria e Kulturës i shërben vetëm grupeve të mëdha.

Bar-kafja pranë godinës së pushtetit vendor hapi dyert në orën 6.00 të mëngjesit, dhe usta Kiço shërbeu kafet e para.

Kur e pyesin për pistën e skive, fytyra e tij ndriçon:

“Çdo vit në Voskopojë organizoheshin gara ski, dhe ne përfaqësonim ‘Skënderbeun’ e Korçës,” thotë , i shpallur pesë herë kampion i vendit.

Pastaj tregon vendin ku ndodhej pista e skive Kule. “Kishte edhe dy pista të tjera, por që nga viti 1990 nuk është ndërhyrë fare.”

Sterjo Zguri, Voskopoje | Foto: Gezim Kabashi

, kryesisht nga Spanja dhe , janë sistemuar në hotelet e qendrës së qytezës.

Mesditën e 1 janarit, ishte mbushur plot me njerëz që shëtisnin në rrugët kryesore.

Vendasit janë të kënaqur. Familja e Anës ka ndërtuar një treg pranë bujtinës dhe vizitorët kërkojnë të blejnë boronica të mbledhura në malet përreth.

Më të lumtur duken ata që punojnë bashkë me fëmijët, si familja Nikolla, djali dhe vajza e së cilës nuk janë larguar nga Voskopoja.

“Lum ai,” thotë Sterjo, i cili ka tre fëmijët e tij në Gjermani dhe Zvicër. “Bashkë me gruan urojmë që të rikthehen një ditë në Voskopojë.”