Nuk kishte hapësira para Gjimshitit me shokë, Atalanta huazon mbrojtësin në Angli
Atalanta ka huazuar Ben Godfrej në Angli. Është klubi i Ipsuiç që do e ketë në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit.
26-vjeçari nuk kishte minuta në qendrën e mbrojtjes dhe kështu rikthehet në Angli ku ka luajtur më parë. Pikërisht në verën e vitit të kaluar u transferua nga Everton për shifrën e 12 milionë eurove.
Gjimshiti vazhdon ndërkohë si alternativë e parë në qendrën e mbrojtjes.