Apeli i GJKKO-së i riktheu masën e sigurisë “detyrim paraqitje“, Sali Berisha paraqitet sot në SPAK! PD thirrje për protestë
Kreu demokrat Sali Berisha do të para- qitet sot në ambientet e SPAK pas masës së sigurisë së dhënë nga Apeli i Posaçëm. Apeli i GJKKO caktoi dy ditë më parë “Detyrim paraqitje” ndaj ishkryeministrit të vendit.
Për rrjedhojë Berisha do të duhet që të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Për muajin janae, Berisha do të duhet të paraqitet ditën e sotme para oficerit gjyqësor në Prokurorinë e Posaçme. Lidhur me masën e Apelit të GJKKO, Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë para ambienteve të SPAK në orë 09:30.
Në mesazhin drejtuar strukturave thuhet se demokratët duhet të protestojnë për të mbështetur të drejtën, që sipas tyre është në anën e Sali Berishës.
“Nesër, në orën 9:30, të gjithë së bashku përpara selisë së SKAP, për të protestuar kundër akteve përndjekëse që kjo vegël në duart e Ramës, bën kundrejt kundërshtarëve politikë të tij.
Do të jemi aty nesër në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e liderit të opozitës, Prof. Dr. Sali Berishës. E hënë, 6 janar, ora 9:30, përpara SKAP-it”, shkruan demokrati Flamur Noka në Facebook.
Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit. Vetë Berisha e konsideroi vendimin pa asnjë bazë ligjore dhe si një “pilulë elektorale” për Edi Ramën. Lideri demokrat është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çësh- tjen “Partizani” është një krim kushtetues. Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, kreu i PSsë tha se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.
I pyetur nëse do të paraqitet para Policisë Gjyqësore 2 herë në muaj, Berisha ka thënë se për- derisa është një proces që buron nga Parlamenti, do të paraqitet. “E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin. Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani. Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra dhe Dumani me 4 banesa, dhe thonë po
na i përmend Sali Berisha. Jo do ua përmend, por do ua nxjerr për hundësh unë atyre se aty kemi të bëjmë me vjedhje 100 për qind”, – deklaroi Berisha.
Ai e konsideron vendimin pa asnjë bazë ligjore dhe si një “pilulë elektorale” për Edi Ramën, por Berisha theksoi se edhe këtë vendim do ta çojnë në Strasburg.
“Ven- dim pa asnjë bazë ligjore. Pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet “Skrapi” i partisë për të justifikuar veprën e tyre dhe në këtë kontekst dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të “Skrapit” nga Edi Rama, zbatimit të urdhrave të tij politikë. Unë çështjen e kam në Strasburg, do ta respektoj. Avokatët ia
përcjellin Strasburgut edhe këtë vendim”,-tha Berisha.
Sipas vendimit të Apelit, Berisha duhet të paraqitet dy herë në muaj para Policisë Gjyqësore.
Partia e Lirisë përmes sekretarit të Përgjithshëm Tedi Blushi e konsideroi vendimin e Apelit të GJKKO-së për Sali Berishën, si turp i drejtësisë së kapur.
“Asnjë surprizë nga vendimi absurd i drejtësisë me regji ndaj liderit historik të Partisë Demokratike, prof. dr. Sali Berisha. Ky krim kushtetues është një turp i ri për drejtësinë e kapur, që ka nisur prej kohësh fushatën elektorale me dhe për Edi Ramën për të siguruar mandatet e përjetshme duke persekutuar liderët e opozitës, Ilir Metën dhe Sali Berisha”, – u shpreh ai.