Tue, Jan 7, 2025

Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë hidhen në ujë për të kapur kryqin

  • PublishedJanuary 6, 2025

Dita e Ujit të Bekuar, e njohur si Pagëzimi, sipas besimit të të krishterëve është dita kur Shën Gjon Pagëzori pagëzoi Krishtin në lumin Jordan.

6 Janari shënon një ditë të bekuar dhe festë të madhe për besimtarët ortodoksë.

Në këtë datë Kisha Ortodokse kremton një ndër festat më të shenjta të kalendarit kishtar, Pagëzimin e Zotit Krisht dhe Ujin e Bekuar.

Kjo ditë ka një domethënie të thellë shpirtërore, pasi, sipas besimit të krishterë, kremtohet shfaqja e Perëndisë së Trini dhe, me pagëzimin e Krishtit, shenjtërohet jo vetëm uji, por gjithashtu mbarë krijesa.

Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, besimtarët mblidhen për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore, një shërbim solemn që kremton këtë ditë të shenjtë.

Pas Liturgjisë, zhvillohet Shërbesa e Shenjtërimit të Madh të Ujit, ku uji i bekuar merret nga besimtarët për ta ruajtur gjatë gjithë vitit si një simbol të shenjtërimit dhe për të sjellë bekim dhe paqe në shtëpitë e tyre.