Fri, Jan 10, 2025

Në sulm pas Superkupës, Juventusi nuk heq dorë nga Tomori

  • PublishedJanuary 6, 2025

Juventusi nuk heq dorë nga Fikayo Tomori, me mbrojtësin e Milanit, që mbetet një objektiv i merkatos së bardhezinjve.

“Zonja e Vjetër” synon një operacion 20 milionë, me formulën e një huazimi me detyrim blerje. Klubi nga Milano është i hapur për tratativa për shitjen e mundshme të lojtarit anglez, i cili ka një kontratë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2027 me 3.5 milionë euro pagë në sezon, një shifër që Juventusi gjithashtu do ta garantonte.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Juvja do të nisë një sulm menjëherë pas finales së Superkupës ku është i impenjuar Milani, për të kuptuar më pas më shumë rreth qëndrimit të trajnerit të ri Conceicao për këtë çështje. Tomori ka luajtur 9 ndeshje këtë sezon.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net