S’ka më sekrete, Melinda Ademi në lidhje me menaxherin e saj
Melinda Ademi dhe menaxheri i saj, Granit Muhaxheri, kanë konfirmuar lidhjen e tyre romantike. Burime pranë “Prive” tregojnë se çifti ka qenë bashkë për një kohë të gjatë, duke preferuar ta mbajnë marrëdhënien e tyre jashtë vëmendjes së publikut.
Sipas këtyre burimeve, Graniti është shumë i përkushtuar ndaj Melindës në çdo aspekt. Aktualisht, ata nuk kanë plane për një fejesë apo hapa të mëtejshëm në lidhjen e tyre, pasi vëmendja e tyre kryesore është përqendruar te projekti i ri muzikor i Melindës.
Reperja ka njoftuar se albumi i saj i parë është një ëndërr e realizuar dhe “projekti më i mirë” që ka punuar deri më tani.