Theu këmbën ndërsa këndonte, reagon Manjola Nallbani
Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani ka reaguar pas videos që u shpërnda në rrjetet sociale, ku shihet duke rrëzuar ndërsa ishte duke kënduar në një festë në qytetin e Gjakovës. Pas një periudhe heshtjeje, ajo ka ndarë detaje mbi ngjarjen dhe situatën e saj shëndetësore.
Në një postim të gjatë, Nallbani ka sqaruar se rrëzimi ndodhi kur një fëmijë i doli para, dhe për të shmangur që ta godiste, ajo ka rrëshqitur dhe ka rënë. Ajo ka theksuar se fëmija nuk u lëndua, ndërsa vetë ajo ka ndjerë dhimbje të madhe në këmbë, e cila më pas rezultoi të ishte e thyer. Pavarësisht dhimbjes, ajo ka vazhduar të këndojë për rreth 50 minuta ulur, për të respektuar ata që kishin zgjedhur të festonin me të.
Në postimin e saj, Nallbani ka falënderuar ata që e kanë mbështetur dhe i kanë ofruar ndihmën e tyre, duke përmendur mjekët e urgjencës në Gjakovë dhe Dr. Arben Veselaj, si dhe miqtë dhe kolegët që e kanë kontaktuar për t’i shprehur shqetësimin. Ajo ka njoftuar se do të marrë trajtim për këmbën e thyer për 6 javë në Tiranë.
Në fund të reagimit, Manjola Nallbani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe ka uruar të gjithë për një vit të ri me shëndet të mirë, duke u përpjekur të vërë në pah se vëmendja që ka marrë kjo ngjarje është shumë më e madhe sesa çdo tjetër kontribut artistik i saj.
“Këmbën e kam të thyer dhe do të marr kujdesin e nevojshëm, por më shumë rëndësi ka që fëmija nuk u lëndua,” ka përfunduar ajo.