E zbulon L’Equipe, Deschamps gati të largohet nga drejtimi i kombëtarës së Francës
Didier Deschamps do të largohet nga drejtimi i Francës, pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. L’Equipe ka zbuluar se, trajneri do të bëjë publik vendimin e tij këtë të mërkurë.
Me Francën, Deschamps fitoi Kupën e Botës 2018 dhe humbi dy finale të mëdha në Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2022. Tekniku, i cili udhëheq këtë përfaqësuese prej vitesh, ka dërguar skuadrën drejt sukseseve. Ai numëron 165 ndeshje në krye të Francës, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.12 pikë për ndeshje.