Forrest “pa frena”, 6 fitore radhazi, barazon rekordin e sezonit 66′-67′
Nottingham Forrest vijon të jetë skuadra suprizë e momentit në Angli. Skuadra angleze pas fitores në sfidën e së hënës në mbrëmje në transfertë ndaj Wolverhampton, ka regjistruar suksesin e 6 radhazi.
Një makineri perfekte ekipi i portugezit Espirito Santos, që ngjitet në vendin e dytë së bashku me Arsenalin, në kuotën e 40 pikëve. Ndaj ish skuadrës së teknikut portugez Wolverhampton, miqtë siguruan një fitore të pastër me shifrat 0-3, falë golave të Gibbs-White, Wood dhe Awoniyi.
Që pas humbjes ndaj Cityt 3-0 më 4 Dhjetor, skuadra e Forrest ka mposhtur Manchester United, Aston Villën, Brentford,Tottenham, Everton dhe së fundmi Wolverhampton.
Për nostalgjikët e fundit të viteve 70, kjo skuadër po krijon iluzionet e Nottingamit të madh, skuadrës që ngriti lart trofeun e kampionit të evropës, në dy sezone radhazi.
Dhe meqë jemi tek suksest e së shkuarë, skuadra e Forrest falë 6 suksese radhazi këtë sezon, ka arritur të barazojë edhe rekordin e fitoreve radhazi që kjo skuadër ka patur në sezonin 1966-1967.