I kërkuar nga drejtësia italiane, vetëdorëzohet në polici kreu i grupit kriminal të trafikut të narkotikëve, Kreshnik Farruku
Kreu i grupit kriminal të lëndëve narkotike, Kreshnik Farruku, është vetëdorëzuar pranë autoriteteve blu.
Farruku është vetëdorëzuar një natë më parë, rreth orës 22:00 në Policinë e Durrësit.
Ai është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi ka kryer aktivitet kriminal lidhur me trafikun e drogës.