Nuk bind me paraqitjet e tij, Milan nxjerr në shitje sulmuesin
Milan kërkon të shesë Noah Okafor. Sulmuesi me pasaportë zvicerane nuk po bind në Milano, pasi këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në 550 minuta të luajtura, të shpërndara në 16 ndeshje mes kampionatit dhe kupës.
Ideja e Moncada, Furlani dhe Ibrahimovic, është të shesin Okaforin, në mënyrë që të vetë-financojnë merkaton, duke siguruar para për të blerë ndonjë lojtar që kërkon trajneri i ri, Conceicao.
Okafor kaloi nga Salzburg në Milano në 2023 për rreth 15.5 milionë. Ai ka një kontratë që skadon në vitin 2027, teksa fiton rreth 2 milionë euro neto në sezon.
(J.S/)